Mickoski: Së shpejti në Shkup takimi i parë me presidentin e Turqisë, Rexhep Taip Erdogan
- Në bisedimet me presidentin e Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, përcaktuam që këtë pranverë të mbahet takimi i parë, në të cilin ai do të vijë në Shkup, theksoi kryeministri Hristian Mickoski në seancën e sotme të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, duke iu përgjigjur pyetjeve të deputetëve nga deputeti Sali Murati, në lidhje me marrëdhëniet dypalëshe mes dy vendeve.
Shkup, 4 mars 2026 (MIA) - Në bisedimet me presidentin e Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, përcaktuam që këtë pranverë të mbahet takimi i parë, në të cilin ai do të vijë në Shkup, theksoi kryeministri Hristian Mickoski në seancën e sotme të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, duke iu përgjigjur pyetjeve të deputetëve nga deputeti Sali Murati, në lidhje me marrëdhëniet dypalëshe mes dy vendeve.
Kryeministri Mickoski theksoi se marrëveshja e bashkëpunimit me Turqinë nuk ishte nënshkruar për një kohë të gjatë, ndërsa u nënshkrua me ardhjen e kësaj Qeverie.
"Në bisedimet me presidentin e Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, përcaktuam që këtë pranverë të mbahet takimi i parë, në të cilin ai do të vijë në Shkup. Supozoj se ajo vizitë do të realizohet, për momentin nuk mund të them saktësisht kur dhe si, por e di që Turqia ka një ambasador jashtëzakonisht të shkëlqyer në Shkup, diplomat të rangut të lartë, me të cilin kemi bashkëpunim të shkëlqyer dhe ai ka kontribuar për marrëdhënie edhe më të afërta ndërmjet dy vendeve. Jam i bindur se ky takim i parë do të ndodhë shumë shpejt dhe do ta kemi atë mundësi, por edhe nder, që presidentin Rexhep Taip Erdogan ta presim në Shkup", theksoi kryeministri Mickoski.
Me nënshkrimin e marrëveshjes për zgjerimin e bashkëpunimit dypalësh në këtë periudhë janë intensifikuar partneritetet në disa fusha – theksoi kryeministri Mickoski.
"Nënshkruam marrëveshje për zgjerimin e bashkëpunimit dypalësh me Turqinë, gjë që përfaqëson një qëllim tonin strategjik, dhe në kuadër të atij partneriteti kontaktet janë forcuar dhe shumica e kompanive që vijnë te ne ose investitorët potencialë nga Turqia në Maqedoni tashmë janë pranuar nga institucionet dhe po i fillojnë investimet e tyre ose janë në fazën fillestare të realizimit të tyre. Marrëveshja nuk ishte nënshkruar për një kohë të gjatë, ndërsa u nënshkrua me ardhjen e kësaj Qeverie dhe, në kuadër të saj, është intensifikuar bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes. Ministria e Mbrojtjes dhe Armata, në bashkëpunim me institucionet përkatëse të qeverisë së Turqisë, po bashkëpunojnë, po realizojmë drejtpërdrejt furnizime me sisteme mbrojtëse, njëkohësisht po trajnojmë kuadro dhe, në këtë kuptim, mendoj se me ardhjen e kësaj Qeverie në masë të madhe është intensifikuar bashkëpunimi dypalësh ndërmjet dy shteteve. Për mua, interesi kryesor është që të korrigjohet disi niveli i shkëmbimit tregtar, pasi Republika e Turqisë ka një suficit të madh në tregtinë me Maqedoninë, gjegjësisht eksporton shumë më tepër në Maqedoni sesa Maqedonia eksporton në Turqi. Jam i bindur se produktet nga Maqedonia mund të jenë konkurruese në tregun turk, jam i bindur se, si partneri ynë strategjik, Turqia do të mundësojë qasje të lirë për kompanitë nga Maqedonia në tregun turk dhe se disa nga barrierat ekzistuese do të neutralizohen, përkatësisht do të hiqen shumë shpejt, dhe prodhuesit nga Maqedonia, veçanërisht në sektorin e bujqësisë, farmaceutikës dhe degëve të tjera, do të mund të gjejnë vendin e tyre në tregun turk dhe kështu ky disbalanc në shkëmbim, ku Turqia ka suficit të madh, do të jetë në nivel", theksoi kryeministri Mickoski.
Në seancën e Kuvendit, presidenti i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Mickoski, rikujtoi se ekziston bashkëpunim i mirëfilltë ndërmjet dy vendeve edhe në fushën e turizmit, ku një numër i madh turistësh turq vizitojnë Maqedoninë, si dhe në kuadër të bashkëpunit në arsim të lartë, pasi një numër i madh studentësh nga Turqia janë të pranishëm në universitetet e vendit tonë. qa/
Foto: printskrin